Lajmin e ka konfirmuar edhe vet presidenti i Llamkos Kosovës, Labinot Demi, i cili tashmë është në negociata me spanjollët, të cilët kanë qasje në disa klube spanjolle dhe në vende tjera.
Sipas Demit, biznesmenët spanjollë iu kanë afruar klubit bardh e kaltër, e madje janë të interesuar të blejnë edhe aksione në Llamkos Kosovë.
“Kjo është e vërtetë, jemi në bisedime me spanjollët, por nuk ka asgjë konkrete, sepse jemi vetëm në fazën fillestare të bisedimeve dhe është shumë herët të parashikojmë se çfarë rezultati do të sjellin këto bisedime”, deklaroi Demi për Arenën. /Telegrafi/