Telegrafi

Biznesmenët gjerman të interesuar edhe për privatizimin e kompanive publike

Fillimisht, ministri Zharku, mysafirët i njoftoi rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës, rreth një klime të mirë afariste që po ndërtohet në Kosovë, si dhe rreth ofrimit të kushteve të favorshme që ofron Kosova për investitorët e jashtëm.

Ndërsa përfaqësuesit gjermanë u interesuan më shumë rreth kornizës ligjore të Kosovës, rreth privatizimit, rreth qarkullimit të mallrave, rreth procedurave të tenderëve, si dhe rreth fushave tjera me interes për afarizmin e tyre.

Delegacionin gjerman, ministri Zharku, e njoftoi edhe për zhvillimet që janë duke u bërë në këto fusha që u potencuan nga ana e tyre, si dhe në fushat tjera si: infrastruktura ligjore është në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së; krijimi i një klime të mirë për biznes, duke eliminuar të gjitha format burokratike për regjistrim të shpejtë të bizneseve; sistemi bankar është i sigurt dhe ka rritje të depozitave dhe të kredive.

Ministri Zharku, njoftoj mysafirët edhe rreth privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore i cili është duke vazhduar dhe tani është në proces edhe privatizimi i ndërmarrjeve publike, si: Distribucioni i KEK-ut, Aeroporti dhe PTK-ja;

"Infrastruktura rrugore është duke u përmirësuar me hapa të shpejtë dhe se së shpejti pritet të tenderohet autostrada Morinë-Merdare, që do të jetë një joshje e mirë për investitorët e jashtëm; bujqësia është një fushë mjaftë atraktive për të investuar, ku do të ndihmonte në zvogëlimin e papunësisë në Kosovë". /Telegrafi/