Telegrafi

Biznesmenët gjerman: OK, themelimit të Shoqatës së bizneseve kosovare-gjermane

Gjatë takimit në të cilin morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës se Gjermanisë në Kosovë dhe i ngarkuari me punë ne Ambasadën e Kosovës ne Gjermani, kryetari i OEK-së, Besim Beqaj prezantoi situatën aktuale ekonomike, foli për mundësitë e investimeve të huaja në vendin tone dhe u angazhua për format e avancuara të bashkëpunimit në mes të bizneseve nga dy vendet.

Biznesmenët nga Gjermania kanë ardhur në Kosovë me qëllime të qarta për tu interesuar për mjedisin ekonomik dhe mundësitë e investimeve, në rend të parë në prodhimtari.

Gjatë këtij takimi iu dha përkrahje iniciativës së OEK-ut që të themelohet Shoqata e Bizneseve Kosovare-Gjermane. Gjithashtu u theksua nevoja dhe domosdoshmëria e shfrytëzimit të gjitha resurseve me qëllim të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Zëvendës ambasadori Gjerman ne Kosove Eckart Blaurock premtoi se ambasada e vendit të tij do të ketë prioritet bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Unionin e Odave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë, përfaqësia ne Shkup organizoi gjithashtu sot edhe prezantimin e SES – Senior Expert Service nga Gjermania.

SES është një organizatë jofitimprurëse e cila përkrahet nga industria Gjermane dhe Qeveria Federale e Gjermanisë.

Qeveria Gjermane i dërgon këta ekspert falas ne ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Kosovës me qëllim të ndihmës dhe avancimit të afarizmit të tyre. /Telegrafi/