Site icon Telegrafi

Biznesmenë të fuqishëm kosovarë do ta përkrahin Besën

Biznesmenë të fuqishëm kosovarë do ta përkrahin këtë klub në vazhdim të kampionatit me mundësi që kjo të vazhdohet edhe vitin tjetër.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë skuadra pejane përmes një mesazhi në llogarinë e Facebookut.

Ja çka shkruan në njoftimin e Besës

Me iniciativën dhe ndërmjetësimin e Kryetarit të Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, u arrit akordim që pronarët e bizneseve me të fuqishme Kosovare me bazë në Pejë,ti ndihmojnë KF Besës ne mbulimin e te gjitha shpenzimeve vjetore.

Me këtë rast falënderojmë për iniciativën dhe mbështetjen e pakursyer Kryetarin z. Gazmend Muhaxheri, ndërsa për përkrahjen financiare falënderojmë pronarin e Elkos Group z. Ramiz Kelmendi, pronarin e Korporatës Dukagjini z. Ekrem Lluka, pronarin e Devolli Corporation z. Shkelqim Devolli, pronarin e Devolli Group z. Blerim Devolli si dhe pronarin e Kastrati Group z.Valon Kastrati.

Gjithashtu ne ditët ne vazhdim pritet edhe bashkëngjitja e bizneseve tjera në këtë perkrahje për Besën.

Me ketë perkrahje per te cilen KF Besa dhe te gjithë adhuruesit e sportit pejan janë mirënjohës dhe falënderues, ni si KF Besa jemi te obliguar te sjellim rezultate kulminante për qytetin e Pejës.
 

Exit mobile version