Site icon Telegrafi

Biznesi i vogël në Shqipëri proteston kundër TVSH-së

Thirrjes për të mbyllur aktivitetin nga ora 11:00 deri në orën 12:00 iu përgjigjën masivisht bizneset e vogla në Tiranë.

Në tregun e Medresesë, të gjithë shitësit ulën qepenat në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për uljen e pragut të vetëdeklarimit të TVSH-së.

Ata refuzojnë të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, skemë në të cilën u futën që prej 1 prillit. Javën që shkoi pati protesta në disa qytete.

Me bizneset është edhe opozita, e cila prej ditësh ka bërë thirrje për mospagimin e TVSH-së si një formë të mosbindjes civile.

Kreu i opozitës vazhdon të jetë i bindur se pas përfshirjes në skemën e TVSH-së edhe të biznesit të vogël qëndron një projekt i ri koncensioni. Akuzën e çon direkt në familjen e kryeministrit. Sipas Bashës, përfitimi i qeverisë në buxhet nga vendosja e kësaj takse është mininimal, ndërsa kostoja për bizneset dhe qytetarët është e madhe.

Protesta e biznesve është e treta e madhe që po zhvillohet brenda 10 ditësh, pas asaj kundër pagesës në Rrugën e Kombit dhe bllokimit të rrugëve në 4 pikat kryesore të vendit. /Top Channel /Telegrafi/

Exit mobile version