Telegrafi

Biznesi, Thaçi na plotësoi gjysmën e kërkesave

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar fuqishëm në krijimin e kushteve dhe rrethanave sa më të mira dhe më lehta për zhvillimin e biznesit kosovar.

Ai këto komente i bëri të mërkurën gjatë vizitës që i bëri Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), ku ka takuar edhe komunitetin e biznesit.

Shefi i Qeverisë kosovare ka shtuar se për një vit janë realizuar 50 % të prioriteteve që kanë qenë më AKB-në.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht si partner. Natyrisht se ne kemi pasur përkushtime dhe partneritete të përbashkëta edhe më herët dhe ndihem mirë se si Qeveri e Republikës së Kosovës vetëm për një vit kemi realizuar diku mbi 50 % të atyre prioriteteve që i kemi nënshkruar më herët, por kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi brenda një viti, por në vitet e ardhshme do të bëjmë edhe më tepër”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke shtuar se tash kemi një sistem bankar të qëndrueshëm dhe një klimë më të favorshme.

Ndërsa kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka vlerësuar lart iniciativat e këtilla dhe hapat konkret me reforma të politikave tregtare, por edhe në luftë kundër korrupsionit dhe evazioneve fiskale.

Shahini ka thekuar se premtimet janë realizuar rreth 50 % që kjo e bënë më fort dhe më guximshëm që të kërkojnë avancimin dhe zhvillimin e biznesit. 

AKB-ja ka adresuar te kryeministri 15 pika që shpresojnë që këto pika dalëngadalë me qeverinë do të implementohen. /telegrafi/