Site icon Telegrafi

Biznesi Shqipëri-Kosovë po paguan për një shërbim që mungon

Biznesi Shqipëri-Kosovë ka filluar që nga 7 shtatori të përballet me një taksë të re prej 22 eurosh apo 5 eurosh, por për një shërbim që nuk u ofrohet, shkruan sot Koha Ditore.

Taksa prej 22 eurosh është vendosur për skanimin e kontejnerëve dhe të gjitha automjeteve që transportojnë mallra me vlerë (deklaratë doganore) mbi 1 mijë euro, ndërsa për ato nën 1 mijë euro do të paguajnë një taksë prej 5 eurosh.

Por megjithëse kjo taksë ka filluar të paguhet, skaneri në pikëkalimin kufitar të Morinit, por edhe në tri pika të tjera të planifikuara për t’u instaluar, mungon.

Ndërkohë që është vënë në funksionim vetëm skaneri në Portin e Durrësit. Por në bazë të udhëzimit të ardhur në pikat doganore, ku do të instalohet skaneri, përfshirë këtu edhe Doganën e Morinit që lidh Shqipërinë me Kosovën, skanimi do të bëhet mbi bazën e riskut. /Telegrafi/

Exit mobile version