Site icon Telegrafi

Biznesi pret zgjedhjet

Zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar janë në prag, ndërkohë që sondazhet nuk nxjerrin asnjë parti fituese me mazhorancë absolute në mënyrë që të kontrollojë edhe legjislativin.

Parlamenti që do të dalë nga këto zgjedhje me shumë gjasa do të jetë i balancuar. Nga ana tjetër, ekspertët vazhdojnë të bëjnë llogaritë me impaktin që do të kenë negociatat dhe koalicionet e mundshme mes partive, pasi aty do të zhvillohet beteja e vërtetë. Nëse asnjë ndër të dyja partitë e mëdha nuk fiton të paktën 650 vende në parlament, atëherë do të kishim të bënim me atë që quhet “parlament i varur”.

Por ndërkohë që një pjesë e madhe e britanikëve i tremben një destabiliteti politik që do të reflektohej drejtpërdrejtë edhe në ekonominë vendase, ekspertët shprehen se diçka e tillë jo domosdoshmërisht përkthehet në një klimë jo të mirë për biznesin, përkundrazi. Sipas ekspertëve, diçka e tillë do të gjeneronte pikërisht impulset që i shkojnë për shtat Wall Street dhe tregjeve financiare në mbarë globin.

Partitë, të cilat me shumë gjasa do të luajnë rolin e katalizatorit për të formuar koalcionet paszgjedhore, do të jenë ajo e britanikëve të pavarur, e cilësuar si një parti anti-sistem, si dhe ajo nacionaliste skoceze. Gjithsesi, një pjesë e sipërmarrësve në vend, i trembet një koalicioni të drejtuar nga laburistët, që shihen si një parti më pak në favor të biznesit se konservatorët.

Shumë prej këtyre sipërmarrësve i trembet skemës së laburistëve për të rritur taksën koorporative, që sipas tyre do të kishte impakt të drejtpërdrejtë në ekonomi, duke frenuar rritjen. Gjithsesi, asnjë prej dy partive të mëdha, nuk ka parashtruar një plan të qartë për rritjen ekonomike. Ekspertët nga ana tjetër argumentojnë, se periudha pa legjislativ efikas, dhe pa ekzekutiv, në fakt i shkon për shtat biznesit, pasi nuk ka ndërhyrje legjislative. /Telegrafi/

Exit mobile version