Telegrafi

Biznesi përshëndet uljen e tatimeve

Parlamenti i Kosovës ka votuar sot edhe dy projektligje të tjera që i hapin rrugë tërheqjes së investimeve të jashtme, projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave apo tatimin në fitim, i cili është ulur nga 20 në 10 përqind si dhe projektligjin për të ardhurat personale, i cili po ashtu e heq nga skema tatimimin prej 20 përqind për të ardhurat personale, duke lënë në fuqi vetëm shkallën prej 10 përqind.

Këto dy ligje ishin pjesë e pakos për uljen e këtyre tatimeve dhe ngritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH, e cila pritet të kompensoj të hyrat në buxhetin e Kosovës nga rënja e të ardhurave prej uljes së dy tatimeve.

“ Miratimi i reformave të politikave tatimore është edhe një tentative për të ju mundësuar bizneseve dhe atyre që dëshriojnë të investojnë në Kosovës një mundësi më të mirë për zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Është një hap i guxmshëm dhe inkurajus për të ndërrmarrë këtë hapa që barazojnë tatimet me disa vende në regjion ”,, tha kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

Sipas tij, ende në fushën e ndryshimeve të politikave fiskale dhe tregare, qeveria e Kosovës ende ka punë për të bërë.

“ Ende mbetet në fuqi dogana në shumë paisje dhe lëndë të parë, që janë të destinuara për prodhimi. Gjithashtu duhet të rregullohet dhe TVSH, e cila nuk duhet të paguhet në kufi, por duhet të bartet në brendësi”, tha Shahini.
Opozita në Parlamentin e Kosovës, ka kritikuar qeverinë për këtë ndryshim të skemës tatimore, duke thënë se ajo godet shtresat e varfëra.

‘ Ishte një kritikë vetëm sa për të thënë që po flasim ndonjë gjë. Ky propozim ka qenë shumë i hershëm, biles edhe në kohën që kjo opozitë ka qenë në pushtet. Por kjo qeveri e mori këtë hap”, vlerësoi Shahini./Telegrafi/