Telegrafi

Biznesi kundër rritjes së taksave

“Skenari i rritjes së taksave në kushtet e sotme do të thotë që, përveç pasojave të rënda sociale, do të shkaktonte uljen e mëtejshme të kërkesës së brendshme dhe fuqisë blerëse, duke rrezikuar seriozisht që ekonomia shqiptare të hyjë në një rreth të mbyllur, që vë në dyshim mundësitë dhe shpresat për rritje në të ardhmen", theksojnë përfaqësuesit e konfindustrisë.

Rritja e taksave, në kushtet kur nevoja për tërheqjen e investimeve është e madhe në të gjithë vendet e rajonit, do të thotë drejtpërdrejt një ulje të forcës konkurruese. Po kështu, ndryshimi kaq i shpejtë në pak vite me drejtim rritje i nivelit të taksave do të ishte një sinjal negativ për qëndrueshmërinë e politikave fiskale të qeverisë, raportoi BW./Telegrafi/