Telegrafi

Biznesi kosovar merr medalje kualiteti në Zvicër

Qendra e mobilieve “Palma” Gjilan, ka pranuar medaljen e kualitetit QUDAL nga Asociacioni Internacional i Certifikimit ne Cyrih, Zvicër.

QUDAL është një program certifikimi, që bazuar në metoda shkencore të kërkimeve të tregut dhe duke përdorur një metode të quajtur DEEPMA, gjen dhe shpërblen produktet dhe shërbimet më kualitative në treg. Vetëm prodhimet dhe shërbimet, të cilat vlerësohen nga konsumatorët, me më së shumti vlerësime në kategorinë e tyre tregtare mund ta marrin këtë çmim.

Qendra e mobilieve “Palma” Gjilan, ka pranuar këtë çmim për kualitetin e prodhimeve të tyre, prodhime këto që shiten edhe në tregun zviceran dhe janë të vlerësuara lartë nga konsumatorët zviceran. Në faqen e QUDAL, “Palma” është vlerësuar me 5 yje si ofrues e nivelit më të lartë të cilësisë në tregun e Kosovës.

Kjo po dëshmon që prodhimet kualitative të Kosovës kanë mundësi që të konkurrojnë edhe me prodhimet internacionale dhe çdo ditë e më shumë po e gjejnë vendin e tyre në tregun botëror. “Palma” është një shembull i suksesit të biznesit kosovar dhe kualitetit që mund të arrihet me anë të përkushtimit dhe profesionalizmit në punë. /Telegrafi/