Janë mbi 100 mijë biznese të regjistruara në Kosovë, mirëpo as gjysma e tyre nuk paguajnë taksa. E gjatë këtij viti numri i atyre që paguajnë taksa është zvogëluar edhe më shumë. Bizneset private në Kosovë janë futur në krizë dhe si pasojë e kësaj nuk po arrijnë t’i kryejnë obligimet ndaj shtetit.
Rritja e obligimeve të bizneseve ndaj shtetit është konfirmuar edhe në raportin e Bankës Botërore “Të bërit biznes 2015”.
Sipas raportit, nga vendi i 58 sa ishte Kosova në vitin 2014, kësaj radhe pagesa e taksave në raport radhitet në pozitën 63.
Se bizneset nuk janë në gjendje t’i kryejnë obligimet, qoftë edhe ato ndaj shtetit, e kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit e bizneseve.
Sipas tyre, bizneset gjenden në një situatë të rëndë financiare që nga gjysma e dytë e këtij viti, kur edhe vendi është futur në krizë politike.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë për Tribuna se situata momentale politike në vend ka rritë pasigurinë e të bërit biznes. /Tribuna/