Naim Dedushaj, ideator i themelit të rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Diasporës në një intervistë për gazetën “Zëri” tregon se bizneset shqiptare të cilat operojnë në katër kontinente të botës janë duke u fuqizuar nga dita në ditë. Sipas tij, rrjeti i bizneseve përveç Kosovës shtrihet edhe nëpr vende të ndyshme përendimore.
Zëri: Ka disa muaj që është hapur në Prishtinë Zyra e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Diasporës. Çfarë funksioni është duke kryer kjo ?
Dedushaj: Po, Zyra jo në Prishtinë është hapur që tre muaj. Kjo është zyrë koordinuese për investimet e gjitha viseve shqiptare dhe është derë për investitorët e Diasporës ku ata mund të orientohen dhe të përkrahen për investimet e tyre. Pra, është zyra e parë që hapet nga vetë afaristet e diasporës për Diasporën. Shpejtimi i hapjes së zyrës është bërë për shkak të një organizimi të fuqishëm që ne kemi pasur në Nju Jork. Por, hapja zyrtare e Zyrës së Rrjetit të Bizneseve do të bëhet në një të ardhme të afërme, ku do të vijnë kryetarët e rrjetit të bizneseve nga mbarë bota, ku ne i kemi edhe zyrat tona.
Ideja e themelimit të kësaj organizate, rrjeti i bizneseve shqiptare më ka frymëzuar gjatë përvojës në punën time duke punuar në shtetet e Bashkuara të Amerikës për një dekadë, ku kemi lobuar për Kosovën dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi. Aty kam parë sa mirë ishin të organizuar Hebrenjtë, por edhe komunitetet tjera si Italianet, Polaket, Armenet, Irlandezet dhe dëshira ime ka qenë që edhe diasporën Shqiptare ta organizojmë ashtu siç kanë bërë edhe komunitetet tjera.
Pas themelimit të ministrisë së Diasporës në Kosovë, gjatë kohës së përgatitjes së strategjisë së diasporës 2013-2018 prezantova ketë projekt, këtë ide të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, e cila është përkrahur fuqishëm nga Ministria e Diasporës në atë kohë dhe deri në themelimin e të gjitha rrjeteve, në vazhdimësi edhe me ministrin e ri. /Zëri/Telegrafi/