Telegrafi

Bizneset reagojnë ndaj vlerësimit negativ të produkteve kosovare

Në një material të emituar në RTK më 20 janar të këtij viti zv/ministri ka vlerësuar se prodhimet kosovare ne krahasim me prodhimet e vendeve te huaja janë te cilësisë dukshëm me te dobëta, gjë që ka shkaktua pakënaqësi tek prodhuesit vendor të cilët këtë deklaratë e kanë vlerësuar shumë të dëmshme për prodhuesit kosovar të produkteve ushqimore.

Përfaqësuesit e bizneseve gjatë takimit kanë vlerësuar se realiteti nuk është i tillë siç ka deklaruar zv/ministri dhe se përkundër tij vlerësimet e përfaqësuesit ndërkombëtar kanë shprehur miradi për atë që është arritur në prodhimtarinë kosovare.

Në diskutime u theksua se përfaqësuesit e biznesit janë të pakënaqur nga deklarata e zotit Kastrati, posaçërisht duke pas parasysh faktin se bizneset në Kosovë kanë bërë shumë investime me qëllim që prodhimet vendore ti plotësojnë standardet ndërkombëtare të kualitetit.

MTI-ja nuk e ka ndihmuar biznesin në Kosovë u vlerësua në mbledhje dhe u kërkua që me deklaratat e pamatura të mos i sjell dëme, siç ndodhi me deklaratën e zotit Kastrati.

Në një letër dërguar pjesëmarrësve në takim zoti Kastrati ka theksuar se deklarata e tij është nxjerr nga kontesti dhe se ajo që është emituar në RTK është vetëm pjesë e deklarimit në tërësi.

Në fund të takimit u konludua që zv/ ministri Kastrati publikisht të kërkon falje për atë që ka deklaruar në RTK.

Gjithashtu u kërkua nga MTI që të hartoj një platformë se si të tejkalohet gjendja e shkaktuar me deklaratën e zv/ministrit dhe që të insistohet që Agjencia për Promovimin e Investimeve të funksionalizohet dhe të realizon projekte në këtë drejtim. /Telegrafi/