Telegrafi

Bizneset pa arka fiskale do të mbyllen

Shala deklaroi kështu të shtunën në një konferencë për media, gjatë prezantimit të projekti të arkave fiskale.

Ai ndër të tjera i bëri të ditura edhe qëllimet e implementimit të projektit të Arkave Fiskale që, sipas tij, do të jetë një përvojë e re në Kosovë.

“Qëllimi është që të dihet origjina e çdo malli dhe kjo mënyrë mbron dhe konsumatorin tonë”, tha Shala.

Sipas tij, nuk do të zbatohet projekti i arkave fiskale me nxitim, pasi që sipas tij, një gjë e tillë do dërgonte drejt dështimit. /telegrafi/