Telegrafi

Bizneset nuk interesohen për tatimet

Drejtori i OEK- ut, Flamur Keqa theksoi se qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i opinioneve dhe qëndrimeve të komunitetit të biznesit kushtuar propozimeve të Qeverisë për pezullimin e ndëshkimeve për ata që me kohë nuk i kanë përmbushur obligimet ndaj Administratës tatimore të Kosovës dhe njëkohësisht shqyrtimi i propozimeve ligjore lidhur me tatimin në vlerën e shtuar.

“Ne si OEK mendojmë se kjo iniciativë e Qeverisë dhe ATK ka qenë shumë erëndësishme që komuniteti i biznesit i cili nuk ka pasur mundësi ti paguaj tatimet ose ka pasur probleme tjera që ta shfrytëzoj rastin që deri në fund të këtij viti ti përgjigjet kësaj ftese dhe të lirohet nga ndëshkimet të cilat janë të parapara me ligj”.

Përfaqësuesi i ATK, Osman Neziri theksoi se ATK ka përgatitur një propozim të cilin e ka aprovuar Qeveria dhe qëllimi i tij ishte tu ndihmohet bizneseve.

“Duke parë se një numër i madh i tatimpaguesve nuk ka mundur ti kryejnë obligimet e veta tatimore, ne kemi propozua mënyrën se si ata do ti kryejnë obligimet të cilat u kanë mbet dhe ky vendim aplikohet për të gjithë tatimpaguesit që kanë borxh në ATK. Aplikimi fillon nga 10 shtatori dhe përfundon më 31 dhjetor të këtij viti”.

Neziri deklaroi se nga ky vendim i Qeverisë mund të përfitojnë të gjithë ata tatimpagues të cilët kanë obligime nga tatimet e papaguara, ndëshkimet dhe kamatat në to.

Obligimet e mbetura mund te paguhet përnjëherë dhe me kiste.

Ata që bëjnë pagesën e menjë hershme përfitojnë faljen e ndëshkimit Për ata që këtë nuk mund të bëjnë u mundësohet pagesa me kiste, maksimalisht për 12 muaj.

“Pas një nëntorit maksimumi i kisteve është tetë muaj pasi që ky vendim vlen deri më 31. dhjetor 2008. Pas kësaj date nuk do të ketë falje të ndëshkimeve", tha Neziri duke shtuar se për të gjithë ata tatimpagues që kanë obligime dhe nuk bëjnë marrëveshje me ATK do të ndërmerren masat e pagesën së detyrueshme, pasi që ky vendim i qeverisë nuk i liron nga pagesa e obligimeve që i kanë. /Telegrafi/