Përmirësimi gjoja i ambientit biznesorë në vend nuk po del të jetë ashtu siç thuhet nga zyrtarët e Qeverisë. Ngarkesa me procedura burokratike, si dhe me pagesa të ndryshme nuk kanë të ndalur.
Pronari i Kompanisë “Meka” Burim Priraj ka shkruar në facebook se ata si biznese po ngarkohet me pagesa shtesë, në rastet kur bëjnë blerjen e makinerive të ndryshme, transmeton Telegrafi.
“Blenë kompania makinë ose mjet tjetër transporti prej firmës tjetër me faturë legale të vulos e qendra për regjistrim kërkon të vërtetohet fatura në noteri! Pra faturën legale se pranojnë qendrat tona të regjistrimit, se di a është kjo për tu mundësuar noterëve një profit ëmbëlsirë që varësisht nga vlera e automjetit mund të shkoj deri në 100 euro apo ka diçka tjetër që ne nuk po kemi dije se çka është”, ka shkruar biznesmeni Piraj. /Telegrafi/