Telegrafi

Bizneset kosovare të papërgjegjshme ndaj shoqërisë

”Raporti konkludon se vetëm 3 përqind të bizneseve kosovare kanë përfshirë Përgjegjësinë e Korporatave ndaj Shoqërisë në planin e tyre strategjik, 47 përqind janë në përgatitje e sipër, ndërsa 50 përqind nuk e kanë bërë këtë”, thuhet në një komunikatë për media që ka dërguar kjo organizatë.

Sipas saj, kjo iniciativë është ndërmarrë pasi në gjithë botën, gjithnjë e më shumë kompani janë duke përqafuar, përkrahur dhe miratuar një sërë vlerash kyçe në fushat e të drejtave të njeriut, standardeve të punës, mjedisit dhe antikorrupsionit, të cilat iu mundësojnë atyre të punojnë më mirë, të arrijnë rezultate më të mira, dhe të ndihmojnë komunitetin.

“Ky koncept tanimë njihet si Përgjegjësia e Korporatave ndaj Shoqërisë”, saktëson njoftimi.

Tutje aty thuhet se dita ditës përgjegjësia e korporatave është duke u shndërruar në vegël të fuqishme të shoqërive moderne, e drejtuar nga kompanitë në baza vullnetare, duke punuar për të sjellë jo vetëm zhvillim ekonomik por edhe kohezion shoqëror dhe qëndrueshmëri mjedisore.

Për këtë qëllim UNDP ka organizuar edhe një konferencë ku do të marrin pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Frode Mauring, Besim Beqaj, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Venera Hajrullahu, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), dhe Kryetarja e Odës Eknomike Amerikane, Mimoza Kusari.

Të dhënat e prezantuara, që më vonë do të publikohen në një raport. /Telegrafi/