Biznesi privat në Kosovë nuk po mund të mbijetojë pa investimet publike të qeverisë. E për të përfituar nga investimet publike ato fillimisht duhet të jenë të lidhura edhe me politikën. Rënia e investimeve publike si pasojë e krizës politike, ka ndikuar që sektori privat të futët në krizë. Kriza ndaj bizneseve është konfirmuar edhe në raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes”, ku si pasojë e kësaj janë rritur obligimet e bizneseve ndaj shtetit.
Sipas raportit nga vendi i 58 sa ishte Kosova në vitin 2014, kësaj radhe pagesa e taksave në raport radhitet në pozitën 63. Edhe përfaqësuesit e bizneseve pranojnë se rënia e investimeve qeveritare ka ndikuar tek sektori privat. Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka pranuar se bizneset janë të varura nga investimet e qeverisë por kjo sipas tij, nuk do të thotë se ato janë të lidhura me politikën.
“Qeveria mbetët blerësi më i madh i shërbimeve dhe i produkteve të mallrave që ofrohen në vendin tonë, pasi që nuk kemi pas thithje të investimeve të huaja të cilat do të bënin një përmirësim të parasë së gatshme në tregun e Kosovës”, tha Zeka.
Sipas tij, rënia e investimeve qeveritare është përcjell me rënie edhe te sektori privat. /Tribuna/Telegrafi/