Telegrafi

Bizneset britanike shpresojnë fundin e kaosit të BREXIT-it

Drejtori i përgjithshëm i Dhomës Britanike të Tregtisë, Adam Marshall, i bëri thirrje parlamentit të marrë sa më parë një vendim politik.

Marshall tha se për t’i dhënë fund kaosit, Parlamenti ka alternativa të miratojë marrëveshjen e BREXIT-it të Qeverisë së Theresa May, ose ta shtyjë atë në afatin e përcaktuar apo ta anulojë atë, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se në tre vitet e fundit, çështja e BREXIT-it ka shkaktuar humbje ekonomike, të investimeve dhe të besueshmërisë për ndërmarrjet britanike.

Në mbledhjen vjetore të Dhomës Britanike të Tregtisë, Marshall, u shpreh se Parlamenti britanik ka shkaktuar ‘depresion’ në fushën e industrisë dhe tregtisë së vendit dhe theksoi se elementet e papërcaktuara si pasojë e problemit të BREXIT -it po shkaktojnë dëme të mëdha tregtare. /Telegrafi/