‘Gjenerimi i ideve dhe biznes modeleve’ është tema e punëtorisë që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Seavus qendër edukative dhe zhvillimore (SEDC) dhe Seavus Inkubator në bashkëpunim me të rinjtë Info, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punëtoria dedikohet për sipërmarrës dhe start-up të cilët merren me sipërmarrësi solide. Qëllimi është që të nxitet fryma e sipërmarrësve për hapjen e bizneseve sociale të cilët zgjidhin problem shoqëror. Këto biznese të cilët sot përbëjnë më pak se 5% edhe në vendet e zhvilluara në botë, theksojnë organizatorët, janë ardhmëria e të a.q. biznese të reja, njofton AIM.
Përveç njohjes me këtë problematikë, pjesëmarrësve do t’iu ndihmohet përmes punëtorive të ndryshme të zhvillojmë ide dhe biznes modele me të cilat do të mund të aplikojnë për Çmimin për sipërmarrësi sociale-Social Impact Award Macedonia. /Telegrafi/