Telegrafi

Bizhuteri rreth kyçit të këmbës është një trend që është përqafuar nga të gjitha ikonat e modës

Gurë gjysmë të çmuar, kristale, korale!

Metalet dhe madje edhe diamantet tani shkëlqejnë në këmbët e vajzave tona të preferuara (ndonëse kristali është më shumë se një opsion i mirë nëse zgjidhni këtë variant), dhe perlat si të tilla ekzistojnë vetëm në edicionin e tyre luksoz-boho të bërë nga gurë gjysmë të çmuar ose korale.

Varëse të ndryshme që lëvizin së bashku me ju, por edhe zinxhirët e trashë siç janë ata të cilët akoma i bartin rreth qafe, transmeton Telegrafi.

Duke folur për atë dhe mënyrën se si ne i bartim rreth qafës, një lojë shtresimi mund të luhet edhe me dollakë sipas rregullit “sa më shumë aq më mirë”. Dy ose tre ngrenë automatikisht secilën palë këpucë verore në një nivel më të lartë.

Provoni stoli të thjeshta në të dy këmbë në një stil minimalist ose, për shembull, një më të trashë me një të hollë për kontrast.

Ne tashmë kemi filluar.

 

/Telegrafi/