Site icon Telegrafi

Bizelja i rritet në mushkëri

Ron Sveden po luftonte me astmën me muaj të tërë derisa situata e tij shëndetësore u përkeqësua shumë. Ai po e përgatiste veten për një diagnozë kanceri kur rrezet rëntgen zbuluan bimën në mushkëritë e tij. Mjekët besojnë se Sveden ka ngrënë ndonjë bizele, por ajo kishte përfunduar “në vend të gabuar” dhe lulëzoi.

“Njëri prej ushqimeve të para që hëngra në spital pas operacionit ishin bizelet me perime. Qesha me veten dhe fillova t’i ha”, tha Sveden për Boston TV.

Sveden tha se bima kishte arritur madhësinë 1.25 centimetra.

“Se di nëse kjo bimë do të ishte rritur dhe unë do të isha shndërruar në një gjigant të gjelbër. Ajo që më gëzoi ishte fakti se unë nuk u diagnositifikova me kancer”, tha Sveden.

Ai momentalisht është duke u shëruar në shtëpi ku për të po kujdeset bashkëshortja Nancy, e cila me mahi thotë se Zoti vërtetë ka sens për humor. /Telegrafi/

Exit mobile version