Shtesë e lehtë e cila gatuhet shpejt.
▪ 1 kg bizele të gjata të gjelbra
▪ 4 thelpinj hudhre, të prerë në feta
▪ vaj ulliri
▪ kripë
▪ piper
Përgatitja:
Zieni tërë bizelet në ujë të njelmët, por kujdesuni që të mos i zieni tepër.
Bizelen e zier kullojeni dhe fërgojeni në vaj ulliri derisa të zbutet. Kujdesuni të mos bëhet tepër e butë.
Para përfundimit të fërgimit shtoni hudhrën dhe fërgojeni edhe disa minuta.
Servireni si shtesë bashkë me mish apo mish peshku, transmeton Telegrafi.