Telegrafi

Bizare: Përpijnë peshq të gjallë me besimin se do ta shërojnë astmën (Video, +18)

Në Hyderabad të Indisë, janë mbledhur mbi 100 mijë njerëz që vuajnë nga astma, në përpjekje që të shërohen me një tretman shumë të çuditshëm.

Në vend të pompave apo barnave të ndryshme, pjesëmarrësit kanë bërë rend që të përpijnë nga një peshk të gjallë, i cili besohet se do t’i ndihmojë të shërojnë astmën dhe problemet tjera në frymëmarrje, transmeton Telegrafi.

Pacientë të të gjitha moshave, bëhen pjesë e këtij rituali që zhvillohet në fillim të qershorit.

Nën administrimin e familjes Bathini Goud, të cilët e mbajnë ‘sekretin e pastës herbale me veti shëruese’, ky organizim është shënuar edhe këtë vit.

Në videon e publikuar, shihen anëtarët e familjes Bathini teksa fusin me vështirësi peshqit në gojën e të sëmurëve dhe më pas përpiqen t’ua shtyjnë poshtë fytit.

Derisa të rriturit dhe të moshuarit e përballojnë me lehtësi, fëmijët qajnë dhe dridhen nga kjo procedurë e pazakonshme e shërimit. /Telegrafi/