Site icon Telegrafi

Bixhozgjive u ngushtohet rrethi

Policia e Kosovës bën të ditur se njësiti kundër Krimeve Ekonomike dhe korrupsionit i mbështetur nga Drejtoria rajonale e Ferizajt dhe në bashkëpunim me institucione dhe njësitet tjera, në lokacione të ndryshme në rajonin e Ferizajt, kanë kontrolluar 14 lokale ku zhvillohen lojëra të fatit.

Gjatë këtij operacioni janë mbyllur 12 lokale të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion të rregullt si dhe janë konfiskuar 10 aparate dhe tri shtëpiza të lojërave të fatit të ndaluara.

Me urdhër të prokurorit të gjitha rastet shkojnë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version