Telegrafi

Bixhoz i paligjshëm, 10 persona shoqërohen në polici

Gjatë bastisjes në një lokal të pa regjistruar në Ferizaj, ku dyshohej për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, policia ka hasur 10 persona të dyshuar të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1350 çipa në vlera të ndryshme me të cilët kishin qenë duke luajtur personat e dyshuar, si dhe 1290 euro  para.

Për rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin  dhe është duke u hetuar.