Telegrafi

BitTorrent përmes Google Chrome

 
Shtesa e BitTorrent e cila vjen me emrin BitTorrent Surf, aktualisht është liruar vetëm në versionin alfa, dhe e njëjta mund të shkarkohet nga dyqani i aplikacioneve të shfletuesit, Chrome Web Store. 
 
Sipas botuesit, ky ekstension do ta "rrisë dhe do të thjeshtojë gjetjen dhe shkarkimin e përmbajtjes" ndërsa torrentët do të jenë në dispozicion edhe tek një numër më i madh i përdoruesve.
 
Sipas fjalëve që vijnë nga BitTorrent, pas arritjes në Chrome, plani është që ekstensioni i njëjtë të integrohet edhe për Firefox. / Telegrafi /