Site icon Telegrafi

Bitoljanu: Ekzistojnë dyshime se nxënësit shfrytëzohen për qëllime politike (Video)

Presione dhe kërcënime mbi nxënësit e disa shkollave të mesme në Shkup që të bojkotojnë mësimin dhe të dalin në protesta partiake, ka pasur ditëve të fundit informojnë nga ambasada e fëmijëve Megjashi. Në rrjetet sociale nxënësit e shkollave të mesme komentojnë se kanë qenë të bindur të protestojnë për mospranim të Platformës së shqiptare dhe gjendjes politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nova Tv informon se dhjetëra nxënës mbrëmë nga shkolla e mesme “Gjorgji Naumov” në Manastir mbrëmë kanë ndërpritur mësimin dhe kanë dalur në oborrin e shkollës për protesta kundër dygjuhësisë.

Lexo po ashtu Nxënësit e shkollave të mesme nxirren me dhunë në protesta kundër gjuhës shqipe (Video)

“Ekzistojnë dyshime se të rinjtë mund të jenë të shfrytëzuar për qëllime politike. Të rinjtë duhet të merren me politikë, por jo të manipulohen për agjenda partiake. Përderisa protestojnë, ai duhet të jetë zëri i tyre autentik, të dëgjohen pakënaqësitë e tyre dhe të gjendet zgjidhje”, deklaroi për Nova tv, Ana Bitoljanu nga ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”.

Ajo gjithashtu paralajmëroi që abuzimet e tilla me fëmijët, i bëjnë fëmijët pasiv dhe të tërhiqen nga mendimin i tyre personal./Telegrafi/

Exit mobile version