Kriptovalutës Bitcoin çdo ditë po i shtohet vlera. Brenda 24 orëve të fundit kjo kriptovalutë ka kaluar vlerën prej 7000 dollarëve për herë të parë në histori të saj.
Vetëm gjatë këtij viti Bitcoin-i është shtatëfishuar vlera, ndërsa vlera totale e kësaj kriptovalute ka kaluar shifrën prej 100 miliardë dollarëve, shkruan Telegrafi.
Pavarësisht rritjeve të vazhdueshme të vlerës së Bitcoin-it, shumë skeptikë mbeten të bindur se Bitcoin-i do të dështojë. /Telegrafi/