Monedha virtuale Bitcoin ka hyrë në një fazë të rënies së madhe.
Në mëngjesin e ditës së djeshme kjo monedhë virtuale ka pësuar një tjetër rënie, pas rënies së madhe që ndodhi gjatë javës së kaluar.
Monedha digjitale Bitcoin ka rënë për 30 për qind gjatë kësaj jave, duke shënuar javën më të dobët që nga prilli i 2013-ës, përcjell Telegrafi.
Ditën e premte vlera e kësaj kriptovalute pësoi rënie nën 7,910 dollarë, rënie kjo për 12% krahasuar me një ditë më parë.
Megjithatë edhe pse është larg vlerës më të madhe që kishte ndonjëherë prej 19,000 dollarëve në nëntor të 2017-ës, ende është mbi vlerën e parë kur kishte nisur për t’u tregtuar e që ishte 1,000 dollarë.
Kjo rënie e madhe e kriptovalutave është shkaktuar nga pasiguria e krijuar për shkak të lëvizjeve në tregun aziatik. Koreja Jugore kishte paralajmëruar që do të ndalë tregtimet e kriptovalutave, ndërsa edhe Rusia kishte paralajmëruar që do të vendosë më shumë rregulla strikte për këtë treg.
Gjithashtu gjatë kësaj jave Facebook bëri të ditur që do të ndalojë reklamimin e të gjitha monedhave digjitale.
Aktualisht Bitcoin gjegjësisht po konsiderohet si një flluskë, e cila mund të ketë rritje derisa të bjerë plotësisht.
Vlera e paqëndrueshme e kriptovalutave është luhatur në mënyrë të paparashikueshme gjatë gjithë vitit të kaluar, me të cilën askush nuk e di nëse është në prag të rritjes së vazhdueshme ose në rënie spektakolare.
Ndryshe, Kina tashmë ka ndaluar shkëmbimet kriptovaultore dhe Koreja e Jugut – tregu më i madh në botë i kriptovalutave – po përpiqet të vlerësojë se si të merret me monedhën blockchain dhe nëse duhet të ndalohet./Telegrafi/