Vlera e Bitcoinit është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2021 gjersa është në rrugë e sipër të thyerjes së rekordit dyvjeçar.
Çmimi i kriptomonedhës kryesore ka arritur 63968 mijë dollarë për herë të parë që nga nëntori i vitit 2021.
Në fakt, Bitcoin vlerën më të lartë e arriti para tre viteve, gjegjësisht 60 mijë euro (68,991 dollarë), raporton euronews.
Bitcoin në këtë formë është rritur me 43 për qind që nga fillimi i vitit me një vlerë aktuale të tregut prej gati 1.3 miliardë dollarë.
Kjo rritje besohet të jetë nxitur nga autorizimi i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së për nisjen e fondeve të tregtuara në shkëmbim që mbajnë kriptomonedhën.
Ndryshe, aksionet e tjera të lidhura me Bitcoin kanë pasur gjithashtu sukses. /Telegrafi/