Faturat e energjisë elektrike të qytetarëve për muajt mars, prill dhe maj do të paguhen me këste. Komisioni Rregullator për Energjikë, në bashkëpunim me kompanitë e energjisë, tashmë është duke analizuar dhe duke kërkuar mënyra se si t’u mundësojë qytetarëve të paguajnë këto fatura për një periudhe shumë muajsh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë e konfirmoi për “Faktor” Marko Bislimovski, kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Kjo do të bëhet për të ndihmuar qytetarët të kapërcejnë kohën e vështirë të krizës për shkak të coronavirusit.
Nuk dihet saktësisht se cili do të jetë numri i kësteve, por po bëhen përpjekje për t’i bërë ato të përballueshëm për qytetarët.
Nëse kriza vazhdon, kjo mund të vlejë për disa muaj që vijnë.
Gjithashtu, tha si, shumë qytetarë që iu ishte ndërprerë furnizimi me energji elektrike për shkak të borxheve të papaguara, tani po kyçen në këtë periudhë për të lehtësuar më tej gjendjen e krizës, veçanërisht kategoritë e rrezikuara.
Por futja e tarifës së lirë gjatë gjithë ditës është e pamundur të bëhet, sqaron Bislimovski. Sipas tij, ekzistojnë disa arsye.
“Për të futur tarifë e lirë, duhet të ndryshohen rreth 650 mijë matës. Për këtë, punonjësit KRRE-së duhet të dalin në terren dhe të ndryshojnë matësit. Meqenëse nuk kemi një telekomandë për të ndryshuar numrat, kjo nuk bëhet nga zyra”, tha Bislimovski./Telegrafi/