Site icon Telegrafi

Bislimovski: Për 24 orë do t’i ndryshojmë vendimet për çmimin e rrymës nëse kompanitë dorëzojnë një kërkesë të tillë

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski sot tha se vendimet e komisionit mund të ndryshohet nëse kompanitë dërgojnë kërkesë. Ai tha se deri tani kompanitë nuk kanë dhënë të dhëna të tjera, dhe nëse e bëjnë të njëjtë në afat prej 24 orë do të ndryshohen vendimet e komisionit.

“Ne nuk duhet të marrim vendim që do t’i çojë kompanitë në humbje, për shkak se unë si kryetar dhe anëtarët e KRRE-së duhet të japin përgjegjësi për shkak se kemi punuar në kundërshtim me ligjin. Me Ligjin për energjetikë është paraparë që çdo kompani të realizojë përfitim, ndërsa vendimet tona i mbajnë kompanitë të punojnë në zero dhe jo më shumë”, tha Bislimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, nëse MEPSO dhe Elekranat e Maqedonisë së Veriut dërgojnë kërkesë me të dhëna të reja, ata do ta ndryshojnë vendimin.

“Nëse kompanitë janë të gatshme të punojnë në humbje, ne jemi të gatshëm në afat prej 24 orë pas dorëzimit të të dhënave t’i ndryshojmë vendimet tona për energjinë elektrike”, tha Bislomovski./Telegrafi/

Exit mobile version