Telegrafi

Bislimovski njofton ulje të ndjeshme të çmimit të derivateve të naftës

Dizeli nga mesnata do të lirohet për pesë denarë, kurse ulje më të madhe do të ketë edhe benzina, konfirmojnë për AIM nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Eurosuper BS-95 do të zvogëlohet për 3,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 për 4 denarë. Zvogëlim do të ketë edhe tek vaji ekstra i lehtë për 4,50 denarë për litër dhe mazuti M-1 NS për 2,115 denarë për kilogram.

Rënia është rezultat i uljes së çmimeve në bursat referente dhe uljes së kursit të denarit kundrejt dollarit.

“Vendimi i sotëm është konfirmim se KRRE punon sipas një metodologjie të vendosur që është në interes të qytetarëve. Besimi që ndërtojmë ndaj qytetarëve është thelbësor për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme nga të ashtuquajturit ekspertë. KRRE, sa herë që krijohen parakushte, menjëherë merr vendime në favor të popullit, thotë kryetari i KRRE, Marko Bislimoski.