Site icon Telegrafi

Bislimovski: KRRE ka ulur çmimin për lidhjen e ngrohjes qendrore

Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetik, njoftoi se nga sot, çmimi për lidhje të ngrohjes qendrore për një njësi banimi ose biznesi të objekteve të reja është ulur për 37 përqind.

“Çmimi nga sot është ulur nga 3,.180 denarë në 2.000 denarë për lidhjen e objekteve të reja me rrjetin e ngrohjes. Ne i nxisim investitorët që të konsiderojnë seriozisht lidhjen në objektet që po ndërtojnë në sistemin e ngrohjes me energji termike, sepse konsumi i gazit natyror do të zvogëlojë ndotjen”, tha Bislimovski.

Kujtojmë edhe një herë se në të gjitha ndërtesat e reja investitorëve u kërkohet të vendosin kalorimetra për secilin apartament.

“Tashmë është diskutuar me BEG dhe Qeverinë për të futur kalorimetra në ndërtesat me sisteme horizontale në mënyrën më ekonomike”, shtoi Bislimovski./Telegrafi/

Exit mobile version