Site icon Telegrafi

Bislimovski: Këtë verë nuk pritet ulje e çmimit të energjisë elektrike

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski nuk pret që tarifa e rrjetit të energjisë elektrike të ulet këtë verë sepse nuk janë krijuar kushte ekstreme për ta bërë këtë, por thotë se nga 1 janari kur do të duhet të përcaktohet çmimi do të mund të zvogëlohet çmimi i energjisë.

Ai thotë se presioni mbi çmimin e energjisë elektrike për amvisëri mund të ulet nëse kompanitë e vogla kalojnë në tregun e lirë.

“Çmimi i rrjetit aktualisht është përcaktuar në fund të vitit. Çmimi i tarifave të rrjetit do të përcaktohet në fund të dhjetorit sipas metodologjisë, nëse nuk ka ndryshime dramatike, por nëse ka, do ta bëjmë më herët. Nga 1 janari do të shohim nëse do të ketë ulje të humbjeve. Do të kemi qeveri të re, menaxhim të ri në EMV dhe ndoshta do të ketë ndryshime në politikë, duke përfshirë edhe atë ndaj humbjeve, kështu që është e mundur që të zvogëlohet edhe tarifa e rrjetit”, tha Bislimovski.

Lidhur me mundësinë e uljes së çmimit të rrymës për amvisëritë, Bislimovski tha se është e mundur nëse ulet presioni nga kompanitë e vogla që furnizohen me energji elektrike në tregun e rregulluar. Sipas tij, energjia elektrike është më e ulët për ta në tregun e lirë dhe ai apeloi te hotelet, dyqanet e vogla dhe kompanitë tjera të vogla që tani furnizohen përmes EMV Home nga tregu i rregulluar të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike./Telegrafi/

Exit mobile version