“Situata me krizën energjetike është jashtëzakonisht e keqe dhe nuk presim që goditje të tilla anësore nga komunat dhe disa kompani të na shkaktojnë probleme. Për të siguruar çfarëdo stabiliteti të çmimeve, para së gjithash për amvisëritë, ESM për mendimin tim duhet të sigurojë 100 për qind të tregut të rregulluar të energjisë elektrike”, tha kreu i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski.
Ai thotë se ESM aktualisht ofron një çmim prej 41 euro për megavat orë, ndërsa i njëjti në tregun e lirë është rreth 250 deri në 260 euro.
“Nëse 40 për qind e tregut të rregulluar shkon në treg të lirë, do të jetë kolaps, definitivisht shpërbërje. Atëherë nuk do të ketë nevojë që ERC të marrë vendime,” tha Bislimovski.
Bislimovski paralajmëroi se do të formohen tre deri në katër blloqe përmes të cilave do të llogaritet çmimi i ri i energjisë elektrike.
“Do të jenë tre-katër blloqe. Blloqet do të jenë të vlefshme vetëm për periudhën kur energjia elektrike është e shtrenjtë. Puna me blloqet është që të dërgohet një sinjal, që ata që kanë konsum të lartë të racionalizojnë dhe të zvogëlojnë konsumin e tyre”, tha Bislimovski.
“Ne kemi amvisëri me 50,000 kilovat orë energji elektrike”, tha Bislimovski.
“Kam dëgjuar thashetheme se ka 17 amvisëri që kanë pasur konsum të lartë rryme. Po, ata kanë konsum të lartë, por i kanë paguar shpenzimet. Është fakt që kanë pasur konsum të lartë, por kanë pasur komoditetin dhe kanë paguar shpenzimet siç duhet”, shtoi i pari i KRRE-së.