Site icon Telegrafi

Bislimovski: Ka rënie drastike të çmimeve të derivateve të naftës

Marko Bislimovski, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, thotë se që themeli i këtij trupi nuk është parë një rënie e tillë e dizelit dhe bezinës. Për herë të dytë me radhë, ka pasur rënie të karburanteve, me të fundit mesatarisht 9.18%. Sipas Bisimovskit, për uljen e madhe meritore është edhe metodologjia e re e prezantimit të çmimeve dhe kufijtë e shitjeve.

“Këto janë momente që në historinë e tregtimit të derivateve të naftës nuk mbahen mend. Bilanci i trazuar i ofertës dhe kërkesës për shkak të pandemisë Covid-19 solli ulje të fuqishme të çmimeve edhe në vendin tonë. Ritmi i vazhdueshëm i rënies së derivateve të naftës është rekorde që nga themelimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë…Me vendimin e sotëm përsëri në mënyrë drastike kemi ulur çmimet e derivateve të naftës çka konfirmon se Metodologjia në bazë të së cilës janë formuar çmimet e derivateve të naftës i mbron interesat konsumatorëve”, thotë Bislimovski.

Ai shton se vetëm Komisioni Rregullator për Energjetikë është përgjegjës për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe merr vendime çdo të hënë.

“Ne do t’i shqyrtojmë seriozisht mundësitë për përgjegjshmëri të atyre që në pozita në institucione përhapin spekulime për çmimet e derivateve të naftës para se të shpallen zyrtarisht. U bëj thirrje që gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të gjithë të jemi të përgjegjshëm”, tha Bislimovski./Telegrafi/

Exit mobile version