Site icon Telegrafi

Bislimoski: Nuk pres ndonjë goditje në çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski deklaroi se nuk do të ketë goditje në çmim të energjisë elektrike, përkatësisht se çmimi mesatar për amvisëritë nuk do të rritet për më shumë se një për qind.

“Nuk do të ketë asnjë goditje çmimi, gjithçka do të jetë brenda disa ndryshimeve minimale. Ne i kushtuam vëmendje të veçantë për të shmangur goditjet e çmimeve. Ajo që ishte shumë e rëndësishme për ne ishte 15 për qind që EVN Home duhej të blinte në tregun e lirë të energjisë elektrike, e kemi lënë mënjanë si shpenzim. EVN Home do të sigurojë energji edhe për bursën e Maqedonisë, ku në periudha të caktuara gjatë ditës ka çmime mjaft të favorshme, kështu që 15 për qind që bëjnë presion serioz në çmimin e energjisë elektrike, tani nuk do të llogariten si kosto”, tha Bislimoski për “Sitel”.

Ai theksoi se në periudhën e kaluar një numër i madh i konsumatorëve të vegjël shkojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike ku, siç tha ai, ka kushte të favorshme dhe çmimet janë më të ulëta se ato të furnizuesit universal.

Javën e kaluar, EVN Home, si furnizues universal i energjisë elektrike, njoftoi se ka pranuar ofertën nga SHA EMV prej 60 euro për megavat orë për të mbuluar 85 për qind të nevojave, ndërsa për 15 për qind të mbetura, nuk janë pranuar ofertat e marra në tender për periudhën korrik-dhjetor, pasi çmimet e ofruara ishin më të larta se çmimet aktuale të tregut./Telegrafi/

Exit mobile version