Telegrafi

Bislimoski: Deri të martën do ta marrim vendimin për çmimin e ngrohjes në Shkup

Sipas kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, deri në fund të këtij muaji, ose më së voni të martën do të merret vendimi për çmimin e ngrohjes në Shkup, pasi kanë filluar aktivitetet për rehabilitimin e gazsjellësit në urën “Bellasica” në Shkup.

Ai siguroi se nuk do të lejohen goditjet çmimesh.

“Nuk do të lejojmë asnjë lloj goditje me çmime, zakonisht ka inflacion, rritje të kostove për blerjen e materialeve të caktuara, siç është në të gjitha industritë.

Tronditja më e madhe lidhet me çmimin e gazit natyror dhe ngrohjen që duhet të furnizohet nga TE-TO. Do të përqendrohemi në këto dy pjesë”, deklaroi Marko Bislimoski”, kryetari Komisionit Rregullator për Energjetikë.