Site icon Telegrafi

Bislimi: SHBA-të ngritën çështjen shqiptare të Luginës në Konferencën e OSBE-së në Varshavë

Ish-anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka thënë se të mërkurën në Varshavë të Polonisë, përfaqësuesja Speciale e SHBA-ve për Barazi Racore dhe Drejtësi, Desirée Cormier Smith, në Konferencën e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Kombëtare, ka ngritur edhe çështjen shqiptare në Luginë të Preshevës.

Bislimi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Smith ka potencuar se “është preokupuese për SHBA-të” fakti që në Serbi, “shqiptarëve etnikë iu merret shtetësia” përmes zbatimit të “kritereve  joadekuate të vendbanimit.”

“Si rezultat direkt i angazhimit të vazhdueshëm me Komitetin për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të SHBA-ve (CSCE) për më shumë se një vit, dhe i takimit që kishim realizuar aty me delegacionin e Luginës së Preshevës në fillim të Marsit, Përfaqësuesja Speciale e SHBA-ve për Barazi Racore dhe Drejtësi, Desirée Cormier Smith, dje, në Varshavë, në Konferencën e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Kombëtare, ka ngritur edhe çështjen shqiptare në Luginë të Preshevës.

Smith ka potencuar se ‘është preokupuese për SHBA-të’ fakti që në Serbi, ‘shqiptarëve etnikë iu merret shtetësia” përmes zbatimit të ‘kritereve  joadekuate të vendbanimit’ “, ka thënë Bislimi.

Bislimi u shpreh se pasivizimi i shqiptarëve në Luginë si metodë administrative e spastrimit etnik nga ana e Beogradit, tanimë është preokupim zyrtar i SHBA-ve që po ngritet edhe në forumet ndërkombëtare si OSBE-ja.

“Kjo vije edhe si rezultat i drejtpërdrejtë i letrave kongresionale e senatoriale për Luginën drejtuar Sekretarit të Shtetit, Blinken!

Jashtëzakonisht krenar me sukseset e punës sonë, pra të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe delegacionit nga Lugina”, ka shkruar ndër të tjera Bislimi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version