Përbërësit për rreth 50 biskota:
* 250 g miell
* 100 g miell orizi
* 180 g gjalpë nga frigoriferi
* 220 g sheqer pluhur
* 10 g peta le trëndafili të thara (për përdorim ushqimor)
* 1 vezë e plotë
* 2 lugë ujë trëndafili
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 170°.
Rrihni me shpejtësi të ulët gjalpin që sapo e keni nxjerrë nga frigoriferi me sheqerin pluhur derisa të bëhet një krem homogjen. Shtoni dy miellrat, vezën, ujin e trëndafilit dhe petalet e thata. Përziejini bashkë sa të bëhet një brumë i butë. Hiqeni nga pjata dhe nëse nevojitet punojeni pak me duar.
Formoni një top, mbështilleni me celofan dhe lëreni të pushojë frigorifer për një orë.
Pasi të ketë kaluar një orë shtrojeni brumin në një plan pune të pluhurosur me pak miell.
Hapni një shtresë rreth 5 mm.
Pritini biskotat me forma (ose jepuni forma rrathësh duke përdorur një gotë) dhe futini në një tavë që i keni shtruar më parë një letër pjekjeje, duke krijuar një distancë të kujdesshme mes biskotave. Me masën e brumit që keni bërë do t’ju duhen dy tava.
Piqeni në furrën e parangrohur për rreth 12 minuta, ose sa të kenë marrë një faqe të lehtë të artë.
Lërini të ftohen dhe mund t’i ruani në një kuti për një javë. /Telegrafi/