Erdin Hashani ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Ai ka rrëfyer shumë histori interesante, mes tjerash edhe për “bishtalecin” e tij.
“Kur e kam filluar karrierën, ka qenë viti ’94 dhe në atë kohë luante Roberto Baggio, lojtari që më së shumti më ka pëlqyer”, thotë Hashani në “Arena e Yjeve”.
“Aty ka qenë ideja që unë ta kisha një bishtalec. Kam pasur dëshirë t’i bëjë edhe disa gjëra të tjera”.
“Të kisha tatu, ndonjë vath, që në atë kohë ka qenë shumë më ndryshe, por për hatër të nanës, nuk i kamë bërë këto të dyja, pasi ajo nuk ka pasur qef”., ka vazhduar rrëfimin e tij Erdini për idenë e bishtalecit.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/