Telegrafi

Bishtalecat e vegjël në maje të kokës, që po pëlqehen nga të famshmet

Bishtaleci i vogël, që ngjanë me atë të cilën e praktikojnë edhe meshkujt, është bërë trendi i fundit ndër të famshme, transmeton Telegrafi.

Që nga Miley Cyrus, Rita Ora, deri tek Hilary Duff, e prej Khloe Kardashian tek Margot Robbie, të gjitha e kanë praktikuar këtë bishtalec.

Lehtë, shpejtë dhe pa mund ato kanë treguar pamje elegante dhe njëkohësisht femërore.

Meqenëse po kalojmë nëpër temperaturat më të larta verore, mos pritni gjatë po kapini flokët lehtë në një bishtalec në maje të kokës dhe freskohuni.

/Telegrafi/