Telegrafi

Bishat e ISIS-it djegin për së gjalli dy ushtarë turq (Foto/Video, +18)

Pjesëtarët e ISIS-it kanë filmuar veten teksa djegin dy ushtarë turq për së gjalli, të zënë robër në Aleppo, transmeton Telegrafi.

Videoja shqetësuese shfaq ushtarët me koka të rruara me uniforma ushtarake se si i nxjerrin si qenë nga kafazi drejt vdekjes. Me këmbë të zbathura në shkretëtirë, ata ishin të lidhur për fyti me litarët që ua fusin flakën trupave të tyre.

Videoja zgjat 19 minuta, por është censuruar nga Daily Mail për shkak përmbajtjes së rëndë. /Telegrafi/