Telegrafi

“Bisha” e re, do të ketë mbi 1 mijë kuaj-fuqi

Rezvani është kompania më e njohur për dizajnin “ushtarak” të SUV-ve, e tani po përgatitet të shënojnë 10-vjetorin e modelit Beast.

“Bisha” e ridizajnuar do të duhej të prezantohej vitin e ardhshëm, e nga kjo kompani kanë premtuar një veturë fantastike që do të jetë një kombinim “i teknologjisë garuese” me një motor që do të prodhojë mbi 1 mijë kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është bërë e ditur se vetura do të ketë karroceri nga karboni, e janë publikuar edhe skicat e një “coupe”.

Rezvani ka publikuar edhe “teaser-in” që shfaq dritat e pasme LED dhe pamjen e motorit twin-turbo. /Telegrafi/