Telegrafi

“Bisha” e re: Ajo kushton 1.5 milionë dollarë, është e rezistence ndaj shpërthimeve dhe sulmeve kimike (Foto/Video)

Vetura e re presidenciale me të cilën do të udhëtojë presidenti amerikan Donald Trump e njohur si “Bisha”, pritet që gjatë këtyre muajve të futet në funksion.

Vetura e tipit Cadillac e cila kushton 1.5 milion dollarë – vjen më e kompletuar si kurrë më parë, me dyer 8 inç të trasha, eksterier të papërshkrueshëm nga bombat si dhe ka pajisje për oksigjen në rast të ndonjë sulmi kimik. Ajo i është dorëzuar Shërbimit Sekret që është duke kryer testet finale, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte planifikuar të jetë e gatshme qysh gjatë inaugurimit të Trumpit si presidenti i ri i SHBA-ve, por data ishte shtyrë, dhe tani pritet që këto ditë të bëhet zyrtarisht e ditur data kur edhe do të prezantohet.

“Kemi përfunduar punën tonë dhe ua kemi dorëzuar veturën klientëve”, ka deklaruar presidenti i Cadillac, Johann de Nysschen për Fox News.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret amerikanë ka konfirmuar lajmin duke shtuar: “Programi për prodhimin dhe dorëzimin e gjeneratës së re të limuzinës presidenciale është në përfundim e sipër. Qytetarët do të mund ta shohin veturën e re gjatë verës”.

Vetura e re presidenciale është më e gjatë sesa dy vetura të tipit SUV, e cila është fotografuar e kamufluar me bardhë e zi. Aktualisht Donald Trump vozitet me modelin e vjetër të “Bishës” që ishte prodhuar për presidentin Barack Obama.

Ajo do të jetë pjesë e “flotës” prej 12 veturave tjera që në total kushtojnë 15.8 milionë dollarë, dhe konsiderohet si vetura më e sigurt në botë që mund ta ketë në dispozicion vetëm presidenti i SHBA-ve.

“Bisha” peshon tetë tonë, dhe ka dyer të çelikta që kanë trashësi prej 8 inç të ngjashme me ato të aeroplanit Boeing 757, që u reziston sulmeve biologjike dhe kimike.

Xhami i përparmë është i papërshkueshëm ndaj plumbave, ndërsa karroceria e blinduar është plotë 5 inç e trashë. Rezervuari i karburantit është aq mirë i mbrojtur, sa që nuk ta shpoj shpërthimi i bombës së vendosur në rrugë.

Ndërsa vetëm dritarja e shoferit mund të hapet, ndërsa në pjesën e pasme janë të vendosura dozat e gjakut për presidentin në rast të ndonjë sulmi apo plagosje.

Një numër i konsiderueshëm i armëve janë të fshehura në pjesën e përparme që mund të jenë të gatshme për përdorim në rast se dikush e sulmon eskordën e presidentit. /Telegrafi/