Site icon Telegrafi

Bishevac: Opozita nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bojkotojë

Detyra e partisë më të madhe opozitare është të përcaktojë taktikat dhe strategjinë për t’iu kundërvënë më së miri qeverisë. Tingëllon e vrazhdë, por në thelb bojkoti ishte një armë e opozitës dhe vjen kur nuk të mbetet gjë tjetër veçse të bësh ndryshimin e dëshiruar. Është legjitim si hap. Duhen zgjedhje parlamentare, thotë ish-deputeti Safet Bishevac në emisionin “Samo Vistina”.

Sipas tij, bllokada e Kuvendit nuk do të ndryshojë shumë, sepse përbërjen e fundit të Kuvendit e shoh si makinerinë më të zakonshme të votimit.

“Nuk dua të jem i vrazhdë, por deputetët janë reduktuar në të bindur absolut, të cilët përmbushin dëshirat e ekzekutivit”, tha Bishevac.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së ka paralajmëruar se do të bllokojë Kuvendin nëse nuk caktohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version