Site icon Telegrafi

Bisedimet për reforma në media në vendnumëro

Çështja e mediave së shpejti pritet të hapët për diskutim në Kuvend. Aktualisht partitë janë duke diskutuar mbi detajet. Nga ana tjetër ndërmjetësi belg Peter Vanhoitte thotë se bisedimet në formatin e tashëm nuk po japin rezultatin e duhur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin ka disa diskutime që po zhvillohen, por mendoj se çfarëdo propozimi që është duke u diskutuar nuk është i përshtatshëm pasi që nuk po merret me problemin real, atë të kontrollit të agjencisë së mediave ku nuk po lëviz asgjë. Bisedimet janë duke vijuar mirëpo kam dyshime serioze se çështja e mediave do të zgjidhet gjatë javëve në vijim”, deklaroi ndërmjetësuesi Vanhoutte për Alsat-M.

Edhe pse ka zëra që thonë se Vanhoutte mund të mos jetë më i angazhuar në përpjekjet për ta tejkaluar krizën, vetë ai thotë se vazhdon të mbetet në Maqedoni, të paktën edhe për një periudhë kohore.

“Problemi është se kontrata ime me delegacionin e BE-së dhe Komisionin Evropian (KE) mbaron në fund të muajit, prandaj do të shkoj në shtëpi javën që vjen mirëpo do të kthehem në fillim të prillit. Do të kthehem me 4 prill”, tha Vanhoutte.

Ndër çështjet që duhet të arrihet marrëveshje, janë këshilli i mediave dhe agjencia e mediave, financimi i RTVM-së, këshilli i saj si dhe reklamimi qeveritar. Reformat në media mbeten të rëndësishme që të sigurohen zgjedhje të besueshme më 5 qershor./Telegrafi/

Exit mobile version